Stuhi e madhe në Split: Një trajekt goditi dy anije, njëra u fundos, rrugët nën ujë
- – Stuhi e fuqishme dhe e papritur sot në mëngjes rreth orës 9 e goditi Splitin, duke shkaktuar kaos në komunikacion dhe dëme serioze në gjithë qytetin.
- Post By Fitore Curri
- 12:09, 8 korrik, 2025
Split, 8 korrik 2025 (MIA) – Stuhi e fuqishme dhe e papritur sot në mëngjes rreth orës 9 e goditi Splitin, duke shkaktuar kaos në komunikacion dhe dëme serioze në gjithë qytetin.
Qielli u errësua shpejtë, reshjet ishin intensive, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme e cila rrëzonte drunj dhe degë, përmbyste kontejnerë dhe dëmtonte objekte. Sipas portalit “Dalmacia Sot”, nga disa ndërtesa ranë pjesë të fasadave dhe konstruksioneve prej llamarine.
Pjesë të zonës më të gjerë urbane mbetën pa energji elektrike, ndërsa komunikacioni në shumë lokacione ishte bllokuar plotësisht për shkak të vërshimeve dhe kanalizimeve të bllokuara. Xhirime dramatike tregojnë automobila të cilët “lundrojnë” përgjatë rrugëve dhe këmbësorë të cilët ikin nga ujërat e grumbulluara.
Situatë veçanërisht të vështirë kishte në portin e Splitit për trajekte, ku një trajekt goditi dy anije. Njëra prej tyre u fundos, konfirmoi drejtori i Administratës Detare, Vice Mihanoviq.
“Për shkak të erës së fuqishme u këput litari me të cilin ishte i lidhur trajekti, pas çka ai u largua nga bregdeti dhe filloi të lundrojë në mënyrë të pakontrolluar në port. Së pari goditi në katamaranin “Krah”, ndërsa pastaj edhe në anijen turistike, e cila u fundos”, deklaroi Mihanoviq për Tportal. fc/
Foto: Printskrin