• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Stuhi e fuqishme e ndjekur me shi dhe breshër ka kapluar një pjesë të madhe të Serbisë

Stuhi e fuqishme e ndjekur me shi dhe breshër ka kapluar një pjesë të madhe të Serbisë

Beograd, 22 prill 2025 (MIA0 - Stuhi e fuqishme, e ndjekur me të reshura të shiut dhe bubullima e ka kapluar pjesën më të madhe të Serbisë, ndërsa në disa pjesë të shtetit ra edhe breshër.

Në disa pjesë të Sremit rreth një orë ka rënë breshër me madhësi të lajthisë.

Moti i keq e ka kapluar edhe Serbinë perëndimore, ndërsa të reshurat e mëdha të shiut i kanë përmbytur rrugët në Prijepolje.

Në Beograd ka pasur të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima, për të cilin shkak në qytet në disa pjesë komunikacioni po zhvillohej në mënyrë të vështirësuar.

Në Serbinë qendrore ende po bie shi i fuqishëm. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR