• e premte, 22 nëntor 2024

Stuhi bore në Slloveni, nën Triglav lartësia e shtresës së dëborës është 1,5 metra

Stuhi bore në Slloveni, nën Triglav lartësia e shtresës së dëborës është 1,5 metra

Lubjanë, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Stuhia e borës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka shkaktuar probleme në mbarë Slloveninë, ndërsa më së shumti borë ka në Kredaricë afër Triglavit, ku ka rënë një metër e gjysmë borë, kështu që tani trashësia e shtresës së dëborës në atë vend është 180 centimetra.

Siç njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA, për shkak të borës në disa rrugë ka ndërprerje të pjesshme të qarkullimit, ndërsa për shkak të stuhisë së fortë është mbyllur pjesa e autostradës nga Primorska në Lubjanë, ndërmjet Kastelecit dhe Kozinës.

Një sasi e madhe bore ka rënë në rajonetNotranjska dhe Koçevsko, si dhe në pjesë të Sllovenisë qendrore, ndërsa shtresë dëbore nuk ka vetëm në disa pjesë të Gorenjskës, njoftoi portali 24ur.com.

Në kryeqytet Lubjanë, lartësia e shtresës së dëborës është katër centimetra. ls/

Foto: Internet

 

QËNDRONI TË LIDHUR