• e enjte, 04 dhjetor 2025

Stuhi bore në SHBA: Anulohen rreth 500 fluturime, përplasje zinxhir mes 45 automjeteve në Indiana

Stuhi bore në SHBA: Anulohen rreth 500 fluturime, përplasje zinxhir mes 45 automjeteve në Indiana

Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Për shkak të stuhisë së fortë të dëborës dhe problemeve me softuerin në aeroportet nëpër SHBA u regjistruan 1.815 vonesa të fluturimeve dhe 490 anulime, sipas të dhënave nga FlightAware, një kompani shumëkombëshe amerikane që ofron të dhëna për ndjekjen e fluturimeve në kohë reale.

Vonesa dhe anulime më të shumta ka pasur në aeroportet në Çikago, Nju Jork, Boston, Mineapolis dhe Detroit, raporton Si-Bi-Es-Njuz.

Kompanitë ajrore raportuan gjithashtu ndërprerje të orareve të fluturimeve gjatë fundjavës pasi Administrata federale e aviacionit (FAA) urdhëroi mijëra Airbus A320 në të gjithë botën të përditësonin softuerin e tyre.

Shërbimi nacional meterologjik lëshoi ​​një seri paralajmërimesh dhe këshillash për stuhi dimërore për sot nga Montana në Ohio. Deri mbrëmë më shumë se 1.400 fluturime ishin anuluar në aeroportet e Çikagos, ku stuhia e dimrit pritej të sillte deri në 25 centimetra borë dhe aeroportet e Detroitit patën më shumë se 300 vonesa fluturimesh dhe dhjetëra anulime, ndërsa stuhia lëvizte nëpër zonë.

Një aksident me 45 automjete ndodhi në një autostradë ndërshtetërore në Indiana të shtunën në mëngjes sipas orës lokale.

Aksidenti ndodhi në korsitë perëndimore të autostradës I-70 afër Tere Hote gjatë kushteve me dëborë. Zyrtari i marrëdhënieve me publikun i policisë shtetërore të Indianës, Mejt Ejms, tha se askush nuk mori lëndime serioze.

Në deklaratën plotësuese, afërsisht pesë orë pas deklaratës fillestare, Ejms publikoi se të gjitha automjetet e përfshira në aksident ishin larguar nga rruga.

"Njerëz, nëse mund të qëndroni në shtëpi, qëndroni. Njerëzit vetëm duhet të vozisin me zgjuarsi kur fillon të bjerë borë, të ngadalësojnë shpejtësinë, të sigurohen që kanë vendosur rripat e sigurimit në mënyrë që të gjithë të jemi të sigurt", tha ai.

Foto: Skrinshot nga Jutjub dhe Ej-Bi-Si

 

QËNDRONI TË LIDHUR