• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Studimi i KB-së: Po rriten rreziqet për emigrantët në Mesdhe

Studimi i KB-së: Po rriten rreziqet për emigrantët në Mesdhe

 Gjenevë, 5 korrik 2024 (MIA) - Një numër gjithnjë më i madh i emigrantëve dhe refugjatëve po nisen në udhëtime të rrezikshme nga Afrika në brigjet jugore të Detit Mesdhe, ndërsa në rrugë po përballen me rrezik të shtuar të rrëmbimit dhe vjedhjes së organeve gjatë rrugës, tregon studimi më i ri i Kombeve të Bashkuara.

Rruga e dytë, e cila të çon përtej Saharasë në veri, konsiderohet të jetë dy herë më vdekjeprurëse se ajo e Mesdheut, ku, megjithatë, më shumë se 800 njerëz janë mbytur tashmë këtë vit, sipas të dhënave të studimit. 

 Vincent Koshetel, i dërguari i posaçëm i Agjencisë së KB-së për Refugjatët (UNHCR) për Mesdheun Perëndimor dhe Qendror, i cili bashkëautor i raportit bazuar në intervistat me më shumë se 30.000 emigrantë të zbatuara ndërmjet viteve 2020 dhe 2023, deklaroi se dëshmitë tregojnë emigrantë të gjallë, të vdekur dhe të sëmurë janë braktisur në shkretëtirë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR