• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Studim i ri: Edhe krahas armatimit të sërishëm, NATO ende ka avantazh ushtarak ndaj Rusisë

Studim i ri: Edhe krahas armatimit të sërishëm, NATO ende ka avantazh ushtarak ndaj Rusisë

Amsterdam, 11 nëntor 2024 (MIA) - NATO vazhdon të ketë avantazh ushtarak ndaj Rusisë edhe krahas armatimit së sërishëm nën presidentin Vlladimir Putin, tregon një studim i publikuar sot nga Grinpis (Greenpeace).

“Analiza e aftësive ushtarake të aleancës perëndimore dhe Rusisë “nuk lë dyshim për epërsinë e përgjithshme ushtarake të NATO-s, të dyja palët kanë barazi vetëm në aspektin e armëve bërthamore”, theksojnë Herbert Uolf dhe Kristofer Shtajnmec, autorë të studimit.

Për qëllimet e studimit, Uolf dhe Shtajnmec krahasuan potencialin ushtarak të NATO-s dhe Rusisë bazuar në gjashtë parametra qendror, duke përfshirë shpenzimet ushtarake.

Ata zbuluan se vendet e NATO-s aktualisht shpenzojnë 10 herë më shumë për forcat e tyre të armatosura se sa Rusia (1.19 trilion dollarë kundrejt 127 miliardë dollarëve). Edhe duke zbritur pjesën e SHBA-së dhe duke llogaritur dallimet në fuqinë blerëse, NATO ka ende një avantazh të rëndësishëm (430 miliardë dollarë kundrejt 300 miliardë dollarëve).

NATO, gjithashtu, ka një përparësi të rëndësishme kur bëhet fjalë për sistemet kryesore të armëve, me anëtarët e aleancës së mbrojtjes që kanë gjithsej 5,406 avionë luftarakë (duke përfshirë 2,073 në Evropë kundrejt 1,026 të Rusisë). Vetëm kur bëhet fjalë për bombardime strategjike, Rusia pothuajse arrin barazinë me SHBA-në (129 me 140), sipas studimit.

Rusia mbetet prapa NATO-s në shumë sfera të armatimeve dhe me siguri nuk ka gjasa të arrijë në më pak se një dekadë, vënë në dukje autorët, duke shtuar se aleanca e mbrojtjes ka gjithashtu një numër më të madh trupash nën armë si dhe një rezervuar më të thellë rezervistësh.

Vendet e NATO-s dominojnë tregun global të armëve, me më shumë se 70 për qind të shitjeve totale.

Sipas autorëve, hapi i parë duhet të shpëtohet marrëveshja e re e çarmatimit START, e vetmja marrëveshje e madhe e kontrollit të armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR