Studentët në Novi Sad janë sulmuar me shkopa bejzbolli, një vajzë është lënduar më rëndë
- Studentët të cilët e bllokuan Fakultetin filozofik në Novi-Sad kumtuan se mbrëmë janë sulmuar, me ç'rast disa prej tyre janë lënduar.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:52, 28 janar, 2025
Novi-Sad, 28 janar 2025 (MIA) - Studentët të cilët e bllokuan Fakultetin filozofik në Novi-Sad kumtuan se mbrëmë janë sulmuar, me ç'rast disa prej tyre janë lënduar.
"Mbrëm[ rreth orës tre janë sulmuar fizikisht dsia studentë në Novi-Sad. Një vajzë është lënduar seriozisht, për momentin ndodhet në Qendrën klinike në Vojvodinë, ka dislokim të nofullës dhe lëndime në tërë trupin, janë edhe disa nxënës me lëndime më të lehta", thuhet në kumtesë.
Ata pohojnë se katër persona me shkopa bejzbolli kanë sulmuar një grup studentësh të cilët vendosnin etiketa dhe shkruanin grafite "Tre muaj, tre ura".
Sipas studentëve të sulmuar, perosnat e njejtë së bashku me dy të tjerë, me shkopa bejzbolli kanë sulmuar edhe një grup tjetër të studentëve në afërsi të shkollës fillore "Petefi Shandor".
"Me atë rast njës tudente është lënduar më rëndë, e kanë goditur me shqelma dhe me shkopa bejzbolli. Studentët e tjerë të cilët janë sulmuar kanë arritur të ikin me lëndime më të lehta", pohojnë studentët.
Ata shtojnë se e dënojnë ashpër këtë sulm dhe janë të tmerruar nga gjendja e shoqërisë serbe në të cilën gjendja e këtillë është e mundur në përgjithësi.
"Kërkojmë sa më parë të zbulohen përgjegjësit për sulmin ndaj studentëve dhe me ta të veprohet në pajtim me ligjin. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente sa më parë të përfshihen dhe të fillojnë ta kryejnë punën. Mjaft me gjak", porositën studentët nga Novi-Sadi. ab/