• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Studentët bllokojnë RTS-në dhe studion në Koshutnjak, TV Nova nuk mund të transmetojë programin e mëngjesit

Studentët bllokojnë RTS-në dhe studion në Koshutnjak, TV Nova nuk mund të transmetojë programin e mëngjesit

Beograd, 15 prill 2025 (MIA) - Studentët të cilët mbrëmë kanë bllokuar RTS-në dhe të gjitha hyrjet në këtë televizion në rrugët Takovska dhe Koshutnjak, natën e kanë kaluar para hyrjes dhe që nga mëngjesi nuk lejojnë askënd të futet brenda objektit.

Për shkak të kësaj bllokade, televizioni Nova S, ambientet e të cilit janë edhe në kuadër të kompleksit RTS në Koshutnjak, nuk mund të transmetojë programin e mëngjesit “Zgjohu” për shkak se gazetarëve nuk u lejohet të hyjnë në ambientet e tyre, njofton televizioni.

"Të nderuar shikues, ju njoftojmë se nuk mund ta transmetojmë programin e mëngjesit 'Zgjohu' për shkak të bllokadës studentore të RTS-së e cila bllokoi edhe hyrjen e ambienteve të TV Nova", thuhet në kumtesën e TV Nova. Ata shtuan se shikuesit mund t'i ndjekin në faqen e tyre në Instagram.

Në një aksion të koordinuar, studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi mbrëmë kanë bllokuar ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) dhe Radio Televizionit Vojvodina (RTV) dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë atje deri në njoftimin tjetër.

Siç raporton H1, në bllokadën e RTS-së, studentët do të kujdestarojnë në turne, ndërsa para objektit në rrugën Takovska janë vendosur tenda ku qytetarët mund të lënë donacione.

Mediat proqeveritare e cilësuan aksionin e studentëve si terrorizëm dhe kur ekipi i Informer u shfaq pranë RTS-së, sigurimi u rreshtua mes qytetarëve dhe gazetarëve të asaj medie për të parandaluar konfliktin.

Studentët u mblodhën gjithashtu para studios së RTS në Koshutnjak, ku u bënë homazhe për ata që humbën jetën në fatkeqësinë kur u shemb tenda e stacionit të trenit në Novi Sad.

Akademikët kanë arrit në Koshutnjak diçka pas orës 22 dhe anëtarët e brigadës së policisë arritën shpejt. Komunikacioni në atë pjesë të qytetit po zhvillohet normalisht, ndërsa Takovska është bllokuar.

Akademikët pohojnë se serviset publike nuk raportojnë drejtë dhe se kjo është arsyeja e kësaj bllokade.

"Servisi i shërbimit publik po punon kundër neve. Pasi Organi rregullator për shërbimet mediatike nuk ekziston... Protesta do të zgjasë deri në shpalljen e një konkursi të ri për TRM ose deri sa RTS të mbyllet", shkruajnë studentët në postimin e tyre në Instagram.

Studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi mbrëmjen e 10 marsit u mblodhën para shërbimeve publike mediatike dhe bllokuan të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat, ndërsa kjo është hera e dytë që organizojnë një aksion kaq të koordinuar. Bllokada e tyre e parë zgjati rreth 20 orë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR