• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Stub: Kuptojeni seriozisht planin e Trampit për paqe në Ukrainë

Stub: Kuptojeni seriozisht planin e Trampit për paqe në Ukrainë

Helsinki, 12 nëntor 2024 (MIA) - Donald Trampi duhet të kuptohet seriozisht kur flet për përfundimin e luftës në Ukrainë, deklaroi për Blumberg presidenti finlandez Aleksandar Stub.

Fitorja e Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA plotësisht e rriti pasigurinë për Ukrainën në lidhje me ndihmën e ardhshme ushtarake dhe mbrojtjen nga pushtimi rus.

Pas bisedës së djeshme me Trampin, Stub tha se qëllimet e Trampit pas marrjes së funksionit në janar të vitit 2025 janë të qarta.

"Evropa dhe pjesa tjetër e botës duhet ta kuptojnë se Donald Trampi është shumë serioz për arritje të shpejtë të marrëveshjes paqësore", tha ai. "Ekziston mundësia për këto negociata edhe para inaugurimit", shtoi ai.

Trampi vazhdimisht premtonte se do ta përfundojë luftën "në afat prej 24 orësh" edhe pse ende nuk e ka prezantuar planin konkret, pritet që ai të përfshijë edhe dhënien e një pjese të territorit ukrainas Rusisë.

Në një intervistë për Blumberg, Stub citoi katër parakushte për paqe në Ukrainë.

"Kjo përfshin çështjen për territoret, ku nuk e dimë se si do të zgjidhen, e dyta është garancia e sigurisë, e treta është drejtësia dhe e fundit është rindërtimi", tha ai.

Të përkujtojmë, Finlanda e përshpejtoi kalimin në NATO për shkak të luftës në Ukrainë, ajo zyrtarisht u bë anëtare në prill të vitit të kaluar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR