• e premte, 22 nëntor 2024

Stub kryeson në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Finlandë

Stub kryeson në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Finlandë

Helsinki, 28 janar 2024 (MIA) - Ish kryeministri Aleksandar Stub kryeson në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Finlandë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të publikuara pas mbylljes së vendvotimeve, Stub ka fituar 28,3 për qind të votave të popullit. 

Në vendin e dytë është kanfidati i Unionit liberal të të gjelbërve, Peka Havisto, me 25,8 për qind të votave, përderisa në vendin e tretë është i Jusi Halla-aho me 16,1 për qind të votave. 

Deri më tani janë numëruar 61,3 për qind nga të gjitha votat. 

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 11 shkurt. 

Qytetarët finlandezë sot zgjodhën në mesin e nëntë kandidatëve - gjashtë burra dhe tri gra. Të drejtë vote kanë rreth 4,5 milionë njerëz të cilët duhet ta zgjedhin trashëgimtarin e presidentit jashtëzakonisht të famshëm Sauli Ninista, mandati gjashtëvjeçar i dytë i të cilit skadon në mars dhe nuk mund të kandidohet përsëri. 

Presidenti i Finlandës, për dallim nga liderët e shumicës së vendeve evropiane, ka fuqi ekzekutive në përcaktimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për vende jashtë BE-së, siç janë SHBA-ja, Rusia dhe Kina. fc/

Fotografia: Fejsbuk

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR