• e hënë, 23 dhjetor 2024

Store: Norvegjia do t'i sigurojë 93 milionë dollarë Ukrainës për mbrojtjen ajrore

Store: Norvegjia do t'i sigurojë 93 milionë dollarë Ukrainës për mbrojtjen ajrore

 Oslo, 11 korrik 2024 (MIA) - Norvegjia do të sigurojë 1 miliard korona norvegjeze (pothuajse 93 milionë dollarë amerikanë) për të ndihmuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, tha kryeministri Jonas Gar Store gjatë samitit të NATO-s në Uashington.

 Norvegjia dje njoftoi  se do t'i sigurojë Ukrainës gjashtë aeroplanë luftarakë F-16 në një përpjekje për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër sulmeve ajrore ruse.

 "Ukrainasit kanë nevojë për më shumë mbrojtje ajrore për të mbrojtur popullsinë e tyre nga bombat dhe raketat ruse", theksohet në deklaratën me shkrim të Stores. 

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR