• e diel, 22 dhjetor 2024

Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s e bashkoi Evropën dhe hapi rrugën për integrim në BE

Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s e bashkoi Evropën dhe hapi rrugën për integrim në BE

Bruksel, 10 korrik 2024 (MIA) - Vendimi kritik i NATO-s për zgjerimin pas Luftës së Ftohtë e ndryshoi Evropën si asnjëherë në historinë bashkëkohore, sepse kësisoj e bashkuar në një mënyrë të paimagjinueshme, hapi rrugën për integrim në BE dhe solli paqe dhe prosperitet në të gjithë kontinentin, theksoi Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në fjalimin me rastin e 75-vjetorit të formimit të NATO-s e cila u mbajt mbrëmë vonë në kuadër të Samitit të Paktit në Uashington.

"Çështja është nëse jemi të gatshëm ta hapim derën. Disa kishin frikë se zgjerimi do të zbehte dhe dobësonte NATO-n dhe do të provokonte Moskën. Nuk ishte një vendim i lehtë dhe mori kohë. Por në fund u rreshtuam në mbrojtjen e çdo kombi për të zgjedhur rrugën e duhur dhe hapëm derën e NATO-s", theksoi Stoltenberg.

Ai tha se 75 vjet më parë këtu është nënshkruar Marrëveshja e Uashingtonit, dokument me të cilin është themeluar NATO, nga njerëz që kishin mbijetuar dy luftërat katastrofale botërore dhe që e njihnin shumë mirë tmerrin, vuajtjen dhe koston e tmerrshme njerëzore të luftës dhe për këtë arsye ishim të vendosur që kjo të mos përsëritet më.

"Kështu, ata themeluan NATO-n, me tendencën e qartë të ruajtjes së paqes dhe lirisë. Një angazhim për të mbrojtur njëri tjetrin. Një për të gjithë, të gjithë për një", tha ai.

Sipas tij, falë Aleancës janë ruajtur paqja dhe liria e cila e bën NATO-n aleancën më të suksesshme, më të fuqishme dhe më jetëgjatë në histori.

"Për të zmbrapsur kërcënimin sovjetik, gradualisht është paraqitur një ide e guximshme dhe kontroverse se duhet të flasim me armikun tonë, për të minimizuar rrezikun e një gare të armatimit që të dalë jashtë kontrollit. Hap pas hapi, përmes bisedimeve dhe negociatave të vështira u ra dakord për një arkitekturë të kontrollit të armëve, u shkatërruan mijëra armë dhe u ndërtua transparencë dhe mirëbesim. Bota u shndërrua në një vend më të sigurt për shkak të parandalimit dhe mbrojtjes", shtoi Stoltenberg.


Sipas tij, edhe pse ajo mbështetje bart shpenzime dhe rreziqe, kostoja më e madhe dhe rreziku më i madh do të jetë nëse Rusia fiton në Ukrainë.

"Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Kjo jo vetëm që do të inkurajoj presidentin Putin, por do të inkurajonte edhe liderë të tjerë autoritarë në Iran, Korenë e Veriut dhe Kinë. Të gjithë ata e mbështesin luftën brutale të Rusisë. Ata të gjithë duan që NATO të dështojë. Pra, epilogu i kësaj lufte do të formësojë sigurinë globale për dekadat e ardhshme. Koha për t’u angazhuar për liri dhe demokraci është tani. Vendi është Ukraina", tha Stoltenbergu.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR