• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg u takua me Bajdenin përpara samitit të NATO-s në Vilnius

Stoltenberg u takua me Bajdenin përpara samitit të NATO-s në Vilnius

Uashington, 14 qershor 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin amerikan Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Aleancës në korrik në Vilnius.

“Stoltenberg falënderoi Bajdenin për lidershipin e tij dhe angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s në situatën më të rrezikshme të sigurisë në këtë gjeneratë”, thuhet në kumtesën e NATO-s. Ai falënderoi gjithashtu Kongresin amerikan dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre vendimtare për Ukrainën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se Amerika është udhëheqëse në rrugën në mbështetjen e Ukrainës, ndërsa aleatët evropianë dhe Kanadaja gjithashtu kanë ofruar dhjetëra miliarda dollarë në ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare. Stoltenberg vuri në dukje se kjo mbështetje po bën një ndryshim në fushën e betejës, ndërsa Ukraina vazhdon kundërsulmimin e saj dhe punon për të rifituar territorin. Ai tha se aleatët, në samitin e NATO-s në Vilnius muajin e ardhshëm, do të rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe do të forcojnë më tej mbrojtjen e saj.

Stoltenberg shtoi se ai pret të mirëpresë Suedinë si një anëtare e plotë e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai më parë u takua me Sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken, pas së cilës ai deklaroi se forcat ukrainase po avancojnë dhe po fitojnë territor në kundërsulmin e tyre. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR