Stoltenberg: Turqia e lejon Suedinë në NATO
- Presidenti turk Erdogan ka rënë dakord ta mbështesë hyrjen e Suedisë në NATO, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 22:01, 10 korrik, 2023

Uillnius, 10 korrik 2023 (MIA) - Presidenti turk Erdogan ka rënë dakord ta mbështesë hyrjen e Suedisë në NATO, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se protokolli i pranimit po fillohet dhe se Turqia ka konfirmuar se do ta ratifikojë hyrjen e Suedisë.
"Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt", tha Stoltenbergu. ar/
Foto: Tuiter