• e diel, 22 dhjetor 2024

Stoltenberg: Sa më e fuqishme të jetë Ukraina në fushëbetejë, aq më shpejt do të përfundojë lufta

Stoltenberg: Sa më e fuqishme të jetë Ukraina në fushëbetejë, aq më shpejt do të përfundojë lufta

Bruksel, 11 tetor 2023 (MIA) - Kur presidenti rus Vladimir Putin e filloi pushtimin e tij në Ukrainë vitin e kaluar mendonte se Kievi do të bie për disa ditë, ndërsa Ukraina për disa javë, por nuk pati të drejtë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij në Grupin për kontakt për mbrojtje të Ukrainës, që po mbahet në kuadër të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

"Forcat e armatosura ukrainase përsëri i tejkaluan pritjet. Kthyen 50 për qind të territorit të cilin e mori Rusia nga shkurti i vitit të kaluar. Po shkaktojnë humbje të mëdha të forcave ruse. Rusia është e degraduar ushtarakisht, ekonomikisht më e dobët dhe politikisht më e izoluar. Por nuk ka shenja se Putini ka hequr dorë nga ambiciet e tij. Përkundrazi", theksoi Stoltenberg.

Ai theksoi se Rusia i ka fuqizuar sulmet ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe përsëri po përgatitet që ta shfrytëzojë dimrin si armë për luftë. 

"Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë rrjedhën e vazhdueshme të armëve dhe municioneve në Ukrainë. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e fortë do të jetë në tryezën e bisedimeve dhe aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë", shtoi Stoltenberg në fjalimin e tij në takimin ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodomir Zelenski. fc/

Fotografia: NATO

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR