• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg për vizitë të paparalajmëruar në Kiev: Ushtria ukrainase gradualisht po sundon territore

Stoltenberg për vizitë të paparalajmëruar në Kiev: Ushtria ukrainase gradualisht po sundon territore

Kiev, 28 shtator 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot arriti për vizitë të paparalajmëruar në Kiev, prej ku deklaroi se forcat ukrainase gradualisht po sundojnë territore në kundërofensivën kundër forcave ruse.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, Stoltenberg tha se forcat ruse po luftojnë për "iluzionet imperialistike" të Moskës, njoftuan mediumet britanike.

Stoltenberg tha se NATO-ja tani ka marrëveshje të mëdha kornizë me kompani për prodhimin e armës me vlerë prej 2,4 miliardë euro për municion, duke përfshirë edhe një miliardë euro në dërgesa të fuqishme.

Ai tha se marrëveshjet e tilla do t'u mundësojnë anëtareve të NATO-s t'i plotësojnë rezervat e tyre të harxhuara, derisa të vazhdojnë ta furnizojnë Ukrainën me municion.

Stoltenberg, po ashtu, i dënoi sulmet ajrore ruse në afërsi të kufirit ukrainas me Rumaninë, e cila është anëtare e NATO-s. Ai shtoi se nuk ka dëshmi se këto sulme kanë qenë me qëllim të orientuara ndaj Rumanisë, por theksoi se ato janë të "të pamatura" dhe "destabilizuese". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR