• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Stoltenberg për vizitë disaditëshe në SHBA

Stoltenberg për vizitë disaditëshe në SHBA

Bruksel, 27 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të udhëtojë për vizitë disaditëshe në SHBA, ku do të ketë takime me përfaqësues të Administratës amerikane dhe Kongresit.

Pjesën e punës të vizitës, Stoltenberg do ta fillojë të hënën, me takime bilaterale në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, sekretarin e Mbrojtjes, Llojd Ostin, si dhe me këshilltarin për siguri nacionale të presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, Xhejk Salivan.

Të martën sekretari i përjgithshëm i NATO-s do të takohet me kryetarin e Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson, me liderin e republikanëve në Senat, Miç Mekkonel, me liderin e demokratëve në Dhomën përfaqësuese, Hakim Xhefris, si dhe me senatorë dhe kongresistë të tjerë.

Të mërkurën paradite, sipas kohës lokale, Stoltenberg do të ketë fjalim në Fondacionin "Heritixh" në Uashington, pas çka do të niset drejt qytetit Troj në shtetin federal amerikan të Alabamës ku do ta vizitojë fabrikën për prodhimin e raketave, sistemev për pajisje kundërajrore dhe logjistikë të kompanisë "Lokid Martin".

Qëndrimin në SHBA, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do ta përfundojë të enjten me vizitë në Komandën amerikane për operacione të posaçme në qytetin Tampa të Floridës. ab/

Foto: МIА arkivi

  

QËNDRONI TË LIDHUR