• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO po zhvillon pako masash posaçërisht të adaptuara për Bosnjë e Hercegovinën

Stoltenberg: NATO po zhvillon pako masash posaçërisht të adaptuara për Bosnjë e Hercegovinën
Sarajevë, 13 gusht 2022 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës se aleanca ushtarake po zhvillon një pako masash posaçërisht të adaptuara për Bosnjë e Hercegovinën. "Agresioni rus ndaj Ukrainës n[ë thelb e minoi sigurinë evropiane. Prandaj NATO është e përgatitur të vazhdojë t'i mbështesë partnerët të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj ndikimit dhe presionit malinj, me qëllim që ta përforcojë rezistencën e tyre. Siç e dini, NATO po zhvillon përmbledhje të masave posaçërisht të dedikuara për Bosnjë e Hercegovinën, në pajtim me nevojat tuaja", thekson Stoltenberg në letrën drejtuar ministres së Jashtme, Bisera Turkoviq. Ai theksoi se NATO e mbështetë fuqishëm rrugën eurointegruese të Bosnjë e Hercegovinës. "Aleanca do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendin tuaj dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe të promovohen reformat në BeH", thekson ai në letër. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i dërgoi përgjigje ministres së Punëve të Jashtme të BeH-së ndaj letrës së saj paraprake dërguar selisë së Aleancës veriatlantike, në të cilën ajo thekson se "Bosnja e Hercegovina po përballet me sfida të shumta, ndërkaq në dritën e ngjarjeve aktuale në Evropë dhe rajon". Stoltenberg, gjithashtu, theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është "qëllim afatgjatë strategjik i Aleancës në të cilin ajo mbetet e përkushtuar deri në fund". Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehi shqetësim, siç theksoi, për retorikën separatiste dhe aktivitetet të cilat kërcënojnë ta minojnë suksesin e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR