• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO dërgon 700 trupa shtesë në Kosovë dhe përgatit një batalion tjetër

Stoltenberg: NATO dërgon 700 trupa shtesë në Kosovë dhe përgatit një batalion tjetër

Oslo, 30 maj 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë për të shuar dhunën që ka shpërthyer në veri dhe do të përgatisë një batalion tjetër për të dërguar nëse është e nevojshme.

“NATO po e ndërmerr këtë hap për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të kryer mandatin e tij”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Oslo pas një takimi me kryeministrin norvegjez Jonas Gar Store.

Ai shtoi se dhuna e kthen Kosovën dhe gjithë rajonin një hap prapa dhe i vë në rrezik aspiratat euroatlantike dhe se forcat e NATO-s në Kosovë do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e të gjithë popullatës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR