• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Stoltenberg: Në vend që t'ia mbyllë derën NATO-s, Putini po e afron Ukrainën pranë Aleancës

Stoltenberg: Në vend që t'ia mbyllë derën NATO-s, Putini po e afron Ukrainën pranë Aleancës

Bruksel, 24 shkurt 2024 (MIA) - Sot kur po shënojmë dy vjet nga hyrja e tankeve ruse në territorin ukrainas dhe filloi lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, situata në fushën e betejës mbetet jashtëzakonisht e rëndë dhe synimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të dominuar Ukrainën nuk ka ndryshuar dhe nuk ka indikacione se po përgatitet për paqe, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

"Ukraina tregon vazhdimisht aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të ashpër. Ukraina nuk u shemb brenda disa javësh, siç kishin frikë se do të ndodhte. Përsëri rimori gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. E shtyu Rusinë nga pjesë të mëdha të Detit të Zi dhe shkaktoi humbje të mëdha tek forcat ruse", tha Stoltenberg në deklaratë, duke u bërë homazhe, siç tha "të gjithë atyre ukrainasve trima që vdiqën ose u plagosën në mbrojtje të atdheut të tyre".

Sipas tij, presidenti rus Putin e nisi këtë luftë për të “mbyllur derën e NATO-s dhe për t'i mohuar Ukrainës të drejtën për të zgjedhur rrugën e saj”.

Por ai arriti pikërisht të kundërtën: Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë... Ukraina do të anëtarësohet në NATO. Nuk është çështja nëse, por kur. Ndërsa ne ju përgatisim për atë ditë, NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën. Për sigurinë tuaj dhe tonën", potencoi Stoltenberg.

Ai theksoi se Ukraina arriti të ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, falë guximit dhe vendosmërisë së popullit të saj, por edhe mbështetjes së madhe ushtarake dhe ekonomike të aleatëve të NATO-s.

"Vetëm ditët dhe javët e fundit, aleatët e NATO-s njoftuan pako të reja ndihme me vlerë miliarda dollarë. Ato mbulojnë objektet kryesore si municione artilerie, mbrojtje ajrore dhe barka luftarake, por edhe pajisje dhe pjesë rezerve për (aeroplanët) F-16, dronët dhe pajisjet e çminimit. Vijon më shumë mbështetje", shtoi Stoltenberg në mesazhin me rastin e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës. mb/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR