• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg në Stamboll: Është koha që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO

Stoltenberg në Stamboll: Është koha që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO
Stamboll, 3 nëntor 2022 (MIA) – Është koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO, tha sonte në Stamboll sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg. Stoltenberg do të flasë nesër me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka bllokuar hyrjen e dy vendeve nordike në Aleancën, duke i akuzuar, ndër të tjera, për mbrojtjen e luftëtarëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët Ankaraja i konsideron terroristë. E kuptoj shqetësimin tuaj, tha Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavushogllu. Nga ana tjetër, Çavushogllu tha se ka më shumë besim në Qeverinë e re suedeze. “Ne kishim pak shpresa me ish-qeverinë suedeze, por qeveria e re është e vendosur për këtë çështje, tha ai dhe konfirmoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të vizitojë Ankaranë më 8 nëntor me ftesë të presidentit turk. Deri më tani, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, të cilat duhet të miratohen unanimisht nga të gjitha vendet anëtare, ndërsa Hungaria dhe Turqia nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e tyre. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR