Stoltenberg ka emëruar Patrik Tarner për përfaqsues të lartë të NATO-s në Ukrainë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim Jens Stoltenberg sot emëroi ish-ndihmësin e tij të mbrojtjes, Patrik Tarner si përfaqësuesin e lartë, i cili do ta udhëheq misionin e NATO-s në Ukrainë (NRU), thuhet në ueb faqen e Aleancës.
- Post By Fami Bajrami
- 18:17, 17 korrik, 2024

Uashington, 17 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim Jens Stoltenberg sot emëroi ish-ndihmësin e tij të mbrojtjes, Patrik Tarner si përfaqësuesin e lartë, i cili do ta udhëheq misionin e NATO-s në Ukrainë (NRU), thuhet në ueb faqen e Aleancës.
Tarner do të marrë rolin në Kiev në shtator të vitit 2024.
"Patrik Tarner ka përvojë dhe reputacion të mirë për të arritur rezultate. Jam i sigurt se ai do të shkëlqejë në këtë rol të rëndësishëm, derisa NATO-ja vazhdon të përforcojë mbështetjen e saj për Ukrainën", konfirmoi Stoltenberg. rq/bsh/
Foto: EPA