• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: Jemi të shqetësuar për tensionet në Kosovë, jam i gatshëm të takohem me Vuçiqin

Stoltenberg: Jemi të shqetësuar për tensionet në Kosovë, jam i gatshëm të takohem me Vuçiqin

Beograd, 11 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se është në kontakt të rregullt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se është i gatshëm të takohet me të, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Stoltenberg e deklaroi këtë para gazetarëve në Vilnus, me rastin e deklaratës së kohëmëparshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se për shkak të situatës në Kosovë do të kërkojë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

"Jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve në rritje në Kosovë. U bëjmë thirrje të dyja palëve për depërshkallëzim dhe të përmbahen nga aktivitetet të cilat do të çonin drejt përkeqësimit të situatës dhe rritjes së tensioneve në rajon", tha Stoltenberg para samitit të NATO-s në Vilnus.

Ai shtoi se NATO-ja është e prnaishme në Kosovë dhe se e ka rritur praninë e vet për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve në javët e kaluara.

"Kemi forca të KFOR-it atje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe ne e përmbushim mandatin tonë në mënyrë të paanshme", tha ai. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR