• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg iu përgjigj Zelenskit: Procesi i inkuadrimit nuk ka kornizë kohore

Stoltenberg iu përgjigj Zelenskit: Procesi i inkuadrimit nuk ka kornizë kohore

Vilnus, 11 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për shtyp në Vilnus sot në mënyrë shumë të shpejtë iu përgjigj presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, i cili para se të arrijë në samitin e NATO-s, e komentoi i mllefosur faktin se Ukrainës nuk i është dhënë kornizë kohore për hyrje në Aleancë.

"NATO i jep Ukrainës pako të konsiderueshme e cila përfshin elemente mjaft të ndryshme të cilat do ta ndihmojnë atë vend për ta filluar procesin e inkuadrimit në NATO. Kjo është një mbështetje mjaft praktike", tha Stoltenberg.

"NATO asnjëherë nuk ka dërguar sinjal më të fuqishëm drejt Ukrainës, edhe politikisht edhe në nivel të ndihmës praktike, konkrete", shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

"Nëse i shikoni të gjitha proceset e mëparshme për inkuadrim në NATO, ato nuk ishin të bazuara në korniza kohore, por në përmbushje të kushteve", tha Stoltenberg. ab/

foto:ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR