• e martë, 24 dhjetor 2024

Stoltenberg i dënoi sulmet e Hamasit, ndërkaq Izraelit i bëri thirrje të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Stoltenberg i dënoi sulmet e Hamasit, ndërkaq Izraelit i bëri thirrje të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Osllo, 31 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dënoi sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, por theksoi se përgjigja izraelite duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

"I dënojmë sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Njëkohësisht, me rëndësi është përgjigja izraelite të zhvillohet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, jetët e civilëve të mbrohen dhe ndihma humanitare të arrijë në Gazë", tha Stoltenberg në Parlamentin norvegjez, transmetojnë mediumet britanike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi për rrezik që lufta të shndërrohet në konflikt më[ të gjerë rajonal.

"Irani, Hezbollahu dhe të tjerët nuk guxojnë ta shfrytëzojnë situatën. Vuajtjet e javëve të fundit na përkujtojnë se nuk guxojmë të heqim dorë nga puna për zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore politike të konfliktit", tha Stoltenberg. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR