• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg drejtuar Erdoganit: Është koha të lejoni që Suedia të bëhet anëtare e Aleancës

Stoltenberg drejtuar Erdoganit: Është koha të lejoni që Suedia të bëhet anëtare e Aleancës

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se i ka thënë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se është koha që Suedia të jetë anëtare e Aleancës, transmeton Beta. 

Në margjinat e Samitit klimatik KOP28 në Dubai, Stoltenberg i bëri thirrje Erdoganit që të miratojë ofertën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO.

“Sot në mëngjes u takova me presidentin Erdogan dhe ia përsërita mesazhin tim se është koha për ta finalizuar procesin e pranimit të Suedisë", tha ai.

Stoltenberg nuk tha se kur pret që të përfundojë procesi i ratifikimit.

"Nuk mund të them datën e saktë, por e mirëpres faktin që presidenti Erdogan dorëzoi dokumentet e ratifikimit në Parlamentin turk vetëm pak javë më parë", tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende të NATO-s që nuk e kanë miratuar ende zyrtarisht kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në Aleancë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR