• e enjte, 03 tetor 2024

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s mbështesin pauzat humanitare në Gazë

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s mbështesin pauzat humanitare në Gazë

Berlin, 9 nëntor 2023 (MIA) - Aleatët e NATO-s i mbështesin pauzat humanitare në luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për të mundësuar që ndihmat të arrijnë në Gazë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe civilët duhet të mbrohen në konfliktin, deklaroi ai para gazetarëve në Berlin, duke iu drejtuar mediave para takimit me kancelarin gjerman Olaf Sholc.

"Lufta në Gazë nuk duhet të shndërrohet në një konflikt të madh rajonal. Irani dhe Hezbollahu duhet të qëndrojnë jashtë kësaj lufte", shtoi ai. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR