• e diel, 06 tetor 2024

Stiv Voznijak, një prej themeluesve të "Ejpëll" shtrihet në spital në Meksiko Siti

Stiv Voznijak, një prej themeluesve të

Meksiko Siti, 9 nëntor 2023 (MIA) - Bashkëthemeluesi i Ejpëll (Apple), Stiv Voznijak sot është shtruar në spital në Meksiko Siti, për shkak të goditjes së mundshme në tru, njoftojnë mediat franceze.

Ky 73 vjeçar shkencëtar dhe sipërmarrës i teknologjisë duhej të merrte pjesë në një ngjarje të Forumit botëror të biznesit në kryeqytetin meksikan.

Mediat britanike theksuan se ai sot duhej të mbajë fjalim në forumin dhe theksuan së për momentin nuk është e mundur të marrin konfirmim të pavarur mbi pretendimet se Voznijak është hospitalizuar. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR