• e shtunë, 06 korrik 2024

Stefanov: EMV-ja është e gatshme për sezonin e ngrohjes, çmimi i ngrohjes do të dihet në shtator

Stefanov: EMV-ja është e gatshme për sezonin e ngrohjes, çmimi i ngrohjes do të dihet në shtator

Shkup 22 gusht 2023 (MIA) - SHA EMV është plotësisht e përgatitur për sezonin e ri të ngrohjes. Aktivitetet riparuese ende vazhdojnë, presim që të mbarojnë diku në fund të shtatorit- fillimi i tetorit me çka të gjitha kapacitetet prodhuese të SHA EMV do të vihen në funksion, tha sot drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov.

Ai pret që në fillim ose kah mesi i shtatorit të dihet dhe çmimi i nxehjes qendrore.

Stefanovi shpreson se do të vazhdojë mbështetja nga Qeveria, më qëllim siç theksojnë, EMV të mund të punojë në mënyrë produktive dhe në interes të qytetarëve me qëllim të mos rriten çmimet dhe të mos ketë restrikcione.

"Presim që KRRE në përputhje me afatet ta përfundojë punën, gjegjësisht t'i projektoj çmimet. Përgjegjësitë e tona me BEG-un janë korrekte. Deri në këto momente mendoj se ato raporte debitore- kreditore po zhvillohen dhe në fund gjithçka do të përfundojë ashtu siç duhet. Presim që diku rreth fillimit ose mesit të shtatorit veç më ta kemi çmimin e nxehjes qendrore", ka thënë drejtori Stefanov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së huas me BERZH-in. rz/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR