Stefanishina: Negociatat midis Ukrainës dhe SHBA-së për mineralet e rralla në fazën përfundimtare
- Ukraina dhe SHBA janë në fazën përfundimtare të negociatave për marrëveshje për metalet e rralla, publikoi në rrjetin social X, zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishina, por postimi i saj u fshi pas vetëm pak minutash.
- Post By Fami Bajrami
- 13:18, 24 shkurt, 2025
Kiev, 24 shkurt 2025 (MIA) - Ukraina dhe SHBA janë në fazën përfundimtare të negociatave për marrëveshje për mineralet e rralla, publikoi në rrjetin social X, zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishina, por postimi i saj u fshi pas vetëm pak minutash.
Stefanishina tha se Ukraina ofroi që marrëveshja të nënshkruhet në Uashington gjatë takimit të liderëve të vendeve dhe se "pothuaj të gjitha detajet kryesore" kanë përfunduar.
Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak, dje mbajti "bisedime konstruktive" me zyrtarë të lartë amerikanë për të arritur marrëveshje.
“Vazhdojmë me punë. Ky ka qenë një diskutim konstruktiv. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë dhe ne i jemi mirënjohës popullit amerikan për mbështetjen e tyre dypartiake - ju ishit me ne gjatë tre viteve të invazionit rus", shkroi Jermak në postimin në Telegram.
I dërguari i presidentit amerikan Donald Tramp për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof deklaroi për Si-En-En se Trampi i ka dërguar një mesazh Zelenskit që siç tha ai, “nuk heziton më për këtë çështje, sepse e kupton se sa shumë ka bërë SHBA për Ukrainën duke e ndihmuar atë në luftën e saj kundër Rusisë”.
Foto: EPA