Starmeri: Zelenski duhet të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme paqësore
- Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të përcaktohet pa pjesëmarrjen e Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, deklaroi sot kryeministri britanik Kir Starmer.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:03, 16 gusht, 2025
Londër, 16 gusht 2025 (MIA) - Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të përcaktohet pa pjesëmarrjen e Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, deklaroi sot kryeministri britanik Kir Starmer.
Starmeri gjithashtu e lavdëroi Presidentin amerikan Donald Tramp për "vendosmërinë e tij për t'i dhënë fund gjakderdhjes".
Kryeministri britanik sot zhvilloi bisedime me aleatët perëndimorë pas samitit në Enkorixh midis Trampit dhe Presidentit rus Vladimir Putinit.
"Përpjekjet e Presidentit Tramp na kanë sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë. Lidershipi i tij në përpjekjen për t'i dhënë fund gjakderdhjes meriton njohje. Por, ndërsa është bërë përparim, faza tjetër duhet të jenë negociatat e reja që përfshijnë Presidentin Zelenski. Rruga drejt paqes nuk mund të zgjidhet pa të", tha Starmeri.
Foto: Arkivi