• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Starmer: Vendet e G7 duhet të jenë të gatshme për të ndërmarrë rreziqe më të mëdha për të ushtruar presion mbi Rusinë

Starmer: Vendet e G7 duhet të jenë të gatshme për të ndërmarrë rreziqe më të mëdha për të ushtruar presion mbi Rusinë

Londër, 24 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi sot se vendet nga Grupi i shtatë (G7) ekonomive më të mëdha të zhvilluara në botë duhet të jenë të gatshme për të marrë rreziqe më të mëdha në lidhje me sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

"Jam i vetëdijshëm se G7 duhet të jetë i gatshëm për të marrë më shumë rreziqe, duke përfshirë edhe lidhur me kufizimin e çmimeve të naftës së papërpunuar, vendosjen e sanksioneve ndaj gjigantëve të naftës ruse dhe ndjekjen penale të bankave që lejojnë anashkalimin e sanksioneve", theksoi Starmer, duke folur përmes video-konferencës në lidhje me samitin ndërkombëtar me rastin e përvjetorit të tretë të pushtimit rus.

Starmer, gjithashtu, tha se Britania e Madhe do ta shpallë pakon më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë që nga ditët e para të luftës, duke përfshirë më shumë masa kundër anijeve që përdoren për të ndihmuar Rusinë të anashkalojë sanksionet, si dhe kundër kompanive në Kinë dhe vende të tjera të cilët furnizojnë komponentë ushtarakë.

Qeveria e Britanisë ende nuk ka publikuar hollësira të plota për sanksionet.

Paraprakisht sot, Britania e Madhe publikoi se do ta ndalojë hyrjen në territorin e saj të personave të cilët sigurojnë mbështetje të konsiderueshme të shtetit rus. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR