Starmer: Ukrainës i nevojitet paqe e përhershme, prandaj janë të nevojshme garancitë amerikane të sigurisë
- Kryeministri britanik Kir Starmer përsëri bëri thirrje në garacionin e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën për të penguar një sulm të ri rus, derisa po përgatitet të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:21, 27 shkurt, 2025

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmeri përsëri bëri thirrje në garacionin e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën për të penguar një sulm të ri rus, derisa po përgatitet të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp.
Siç njofton Bi-Bi-Si-ja, në fluturimin për në Uashington, Starmeri tha se shpreson se marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së të vazhdojnë të përmirësohen. Ai theksoi se ende vazhdojnë diskutimet për dërgimin e mundshëm të ushtarëve britanikë në Ukrainë, por përsëri e theksoi rëndësinë e të ashtuquajturëse "mbështetja nga prapaskena" amerikane.
Starmeri deklaroi se Ukrainës i nevojitet paqe afatgjate, dhe jo armëpushim. "Mendoj si të ruhet paqja në Evropë dhe si të arrijmë paqe të përhershme në Ukrainë. Dhe tërësisht jam i bindur se na nevojitet paqe e përheshme, dhe jo armëpushim edhe për këtë duhet të sigurojmë kufinjtë", theksoi Starmeri.
"Ne do të japim kontributin tonë dhe e kam bërë të qartë se do të kemi nevojë për mbështetjen amerikane. Shqetësimi im është se nëse ka armëpushim pa mbështetjen e tyre, kjo thjesht do t'i japë Putinit mundësinë të presë dhe të sulmojë përsëri, pasi ambicia e tij rreth Ukrainës është mjaft e qartë, mendoj se kjo është e qartë për të gjithë," shtoi Starmeri.
Në pritejen e mbrëmshme në rezidencën e ambasadorit britanik në Uashington, Starmeri u tha mysafirëve se donte të krijonte një "partneritet të ri" me SHBA-në dhe shtoi se "ditët më të mira së pari vijnë". qa/
Foto: EPA