Starmer pas kërcënimeve të Trampit: NATO është aleanca më efektive, nuk do të përfshihemi në luftën me Iranin
- Kryeministri britanik Kir Starmer i ka përshkruar si "zhurmë të zakonshme" deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp se po mendon për tërheqjen e SHBA-së nga NATO, raporton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:09, 1 prill, 2026
Londër, 1 prill 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer i ka përshkruar si "zhurmë të zakonshme" deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp se po mendon për tërheqjen e SHBA-së nga NATO, raporton DPA.
Trampi, i cili gjithashtu pretendonte se Mbretëria e Bashkuar nuk ka marinë, sulmoi aleatët duke thënë se nuk i janë bashkuar në luftën kundër Iranit. I pyetur nga gazeta "Telegraf" nëse do të rishikonte anëtarësinë në aleancë, Trampi u përgjigj: "Oh, po, do të thoja se kjo tashmë është jashtë çdo rishqyrtimi". Ai shtoi se nuk ka qenë kurrë i impresionuar nga NATO, duke e quajtur "tigër prej letre" dhe shtoi se edhe presidenti rus Vladimir Putin e di këtë.
Duke iu përgjigjur këtyre komenteve, Starmer sot theksoi se NATO është aleancë me efektive ushtarake në histori, e cila për dekada ka ruajtur sigurinë, dhe se Britania mbetet pëotësisht e përkushtuar ndaj saj.
"Pavarësisht presionit mbi mua dhe të tjerët, pavarësisht "zhurmës", unë do të veproj në interesin kombëtar britanik në të gjitha vendimet që marr. Prandaj kam qenë absolutisht i qartë se kjo nuk është lufta jonë dhe nuk do të lejojmë të përfshihemi në të", deklaroi Starmer. A shtoi se Britania duhet të ketë lidhje më të ngushta me Evropën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke paralajmëruar një samit të ri për këtë qëllim.
Në intervistë, Trampi drejtoi kritika të ashpra ndaj aleatëve sepse ata refuzuan të dërgojnë anije luftarake për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila është bllokuar nga Teherani për javë me radhë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë. Presidenti i SHBA-së shprehu zhgënjim, duke theksuar se mbështetja duhej të ishte automatike, ashtu si SHBA-ja ka ndihmuar automatikisht në rastin e Ukrainës.
Trampi veçanërisht kritikoi Britaninë e Madhe për mosangazhimin në luftën amerikano-izraelite kundër Iranit, duke sugjeruar se Marina Mbretërore nuk është e gatshme. – "Ju nuk keni as marinë. Jeni shumë të vjetër dhe keni pasur aeroplanmbajtëse që nuk funksiononin", tha Trampi. Ai gjithashtu e kritikoi Starmerin për politikën e tij energjetike, duke pretenduar se kryeministri është i fokusuar tek turbinat e shtrenjta të erës, të cilat rrisin çmimet e energjisë elektrike. qa/
Foto: EPA