• e hënë, 23 dhjetor 2024

Starmer nuk do të shkojë në pushim për shkak të trazirave në Britaninë e Madhe

Starmer nuk do të shkojë në pushim për shkak të trazirave në Britaninë e Madhe

Londër, 12 gusht, 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer ka ndryshuar planet e tij të pushimeve pasi vendi u përfshi nga trazirat pas sulmit në Sautempton.

Zëdhënësi i Starmer, i cili mori detyrën disa javë më parë, konfirmoi sot se kryeministri ka vendosur të mos bëjë pushim, publikoi "Politiko".

Në vend të kësaj, Starmer do të "punojë midis Dauning Strit dhe Çekers" këtë javë, tha zëdhënësi. Checkers është një shtëpi fshati në pronësi të kryeministrit të Britanisë së Madhe në afërsi të fshatit Elsboro, 40 milje në veriperëndim të Londrës.

"Kryeministri nuk është i vetmi. Gjatë fundjavës për shkak të trazirave, shumë vendosën të mos mungojnë në mënyrë që të jemi të sigurt se mund të reagojmë", shtoi zëdhënësi. rq/ fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR