• e enjte, 15 maj 2025

Starmer foli me Trampin për Ukrainën dhe tregtinë

Starmer foli me Trampin për Ukrainën dhe tregtinë

Londër, 18 prill 2025 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe Kir Starmer ka biseduar sot në telefon me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe temat ishin lufta në Ukrainë, tregtia e ndërsjellë dhe siguria kombëtare, njoftoi Zyra e kryeministrit britanik.

"Udhëheqësit diskutuan negociatat e vazhdueshme dhe produktive midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së për tregtinë. Kryeministri përsëriti angazhimin e tij për tregtinë e lirë dhe të hapur dhe rëndësinë e mbrojtjes së interesave kombëtare", thuhet në kumtesë.

Starmer dhe Trampi diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, Iran dhe sulmet e fundit ndaj huthëve në Jemen. Në fund të bisedës ata dyshohet se kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR