• e premte, 05 dhjetor 2025

Starmer dhe Modi do të nënshkruajnë marrëveshjen më të madhe tregtare të Britanisë pas Bregzitit

Starmer dhe Modi do të nënshkruajnë marrëveshjen më të madhe tregtare të Britanisë pas Bregzitit

Londër, 24 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer e priti kryeministrin indian, Narendra Modi në rezidencën qeveritare Çekers.

Dy liderët fillimisht biseduan vetëm, para fillimit zyrtar të bisedimeve. Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i marrëveshjes për tregti të lirë midis Britanisë së Madhe dhe Indisë, si dhe shpallja e përbashkët e "Vizionit për Mbretërinë e Bashkuar dhe Indinë deri në vitin 2035", që do të ngritë partneritetin dypalësh në një nivel të ri.

Modi dje arriti në Londër, ndërsa marrëveshja për tregti të lirë konsiderohet si një moment kyç i vizitës së tij dyditore. Negociatat që zgjatën tre vjet përfunduan në maj.

Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe do të heqë tarifat për 99 për qind të produkteve indiane, ndërsa kompanitë britanike do të kenë një hyrje më të lehtë për eksportin e uiskit, makinave dhe mallrave të tjera në Indi. Kjo do të jetë marrëveshja më e madhe tregtare që Londra ka arritur pas daljes nga BE-ja.

Të dyja vendet gjithashtu nënshkruan konventën për sigurimin shoqëror, me të cilën punonjësit që punojnë përkohësisht në njërën prej vendeve do të paguajnë kontribute vetëm në vendin e tyre të origjinës. Në këtë mënyrë shmanget dyfishimi i taksave për kontributet shoqërore. qa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR