Starmer dhe Makron në telefon biseduan për Ukrainën, Gazën dhe samitin Francë-Britani e Madhe
- Kryeministri britanik Kir Starmer mbrëmë bisedoi me presidentin francez Emanuel Makron për Ditën e fitores, Ukrainën, Gazën dhe samitin Britania e Madhe-Franca, që do të mbahet më vonë këtë vit.
- Post By Sara Ademi
- 10:06, 6 maj, 2025
Londër, 6 maj 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer mbrëmë bisedoi me presidentin francez Emanuel Makron për Ditën e fitores, Ukrainën, Gazën dhe samitin Britania e Madhe-Franca, që do të mbahet më vonë këtë vit.
"Starmer në fillim të bisedës tha se është nderuar që është pjesë e ngjarjeve me rastin e Ditës së fitores, duke përfshirë edhe ngjarjet komemorative që u mbajtën mbrëmë", thuhet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit.
Kur bëhet fjalë për situatën në Ukrainë, liderët biseduan për nevojën që Rusia të pajtohet në armëpushim 30-të ditësh me qëllim që të mundësohen negociata të rëndësishme paqësore.
Kryeministri britanik tha se Ukraina ka treguar gatishmëri të ulet në tryezën e negociatave dhe se është një palë që përpiqet për paqe.
Ata u kthyen edhe në samitin e ardhshëm Britani e Madhe-Francë, që do të mbahet këtë vit dhe u pajtuan se duhet të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurisë dhe çështjen e migrimit të paligjshëm.
Të dy liderët theksuan se duhet të bëhet më shumë që të ndërpriten rrugët e paligjshme migruese. Ata gjithashtu, biseduan për vlerën e samitit të suksesshëm BE-Britania e Madhe, që do të mbahet për dy javë.
Në lidhje me situatën në Gaza, liderët shprehën brengë të thellë për shkak të ngjarjeve të mëparshme dhe u pajtuan se duhet të fillojë një proces i ripërtërirë paqeje. Liderët ranë dakord të bisedojnë përsëri së shpejti. sa/
Foto: EPA