Starmer: Armëpushimi në Ukrainë duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë, Krimea nuk duhet të jetë pjesë e lëshimeve
- Kryeministri britanik, Kir Starmer deklaroi se Ukraina duhet të ketë autonomi të plotë në vendosjen e kushteve të marrëveshjes paqësore me Rusinë, duke hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të njohur Krimenë si territor rus.
- Post By Fami Bajrami
- 08:43, 25 prill, 2025
Londër, 25 prill 2025 (MIA) – Kryeministri britanik, Kir Starmer deklaroi se Ukraina duhet të ketë autonomi të plotë në vendosjen e kushteve të marrëveshjes paqësore me Rusinë, duke hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të njohur Krimenë si territor rus.
"Duhet të jetë armëpushim sipas kushteve që të gjitha palët mund t'i pranojnë, përfshirë edhe Ukrainën. Poashtu duhet të jetë një armëpushim afatgjatë", ka thënë Starmer në një intervistë për "Telegrafin" britanik.
Kryeministri midis tjerash ka thënë se Moska duhet të bie dakord për një armëpushim pa kushte dhe vlerësoi se deri në verë mund të arrihet marrëveshje.
"Rusia është një agresore... Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe të bie dakord për armëpushim. Zelenski nuk është fajtor për mungesën e mospasjes së marrëveshjes. Rusia është ajo që kryen invazion. Ukraina është ajo që vendos, jo ndonjë forcë tjetër e jashtme", ka thënë Starmer.
Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të mbështesë njohjen formale të Krimesë si territor rus e cila sipas mediave është pjesë e pakos negociuese të propozuar nga administrata e Trampit.
Ai bëri thirrje për armëpushim të qëndrueshëm e cila nuk do të lejojë Rusinë të “rinisë konflikte në të ardhmen”.
Starmeri i cili insiston se çdo marrëveshje për Ukrainën duhet të përfshijë garanci sigurie për fuqitë perëndimore për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes, theksoi se është thelbësore që armëpushimi të mos rezultojë si zgjidhje e përkohshme.
"Paqja e përkohshme do t'i lejojë Rusisë të kthehet më vonë. Ata e kanë bërë këtë më parë - dhe padyshim, do ta bëjnë përsëri", ka nënvizuar Starmeri.
Edhe pse kishte spekulime se Britania e Madhe mund të dërgojë trupa si pjesë e një "koalicioni të të përkushtuarve", Londra kumtoi se do të dërgojë instruktorë ushtarakë.
Negociatat janë duke u zhvilluar midis SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të tjerë për të formuluar një plan paqësor.
foto: arkivi i MIA-s