• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Vdekja e Ihar Lednik është dëshmi për dimensionin johuman të shtypjes së Lukashenkos

Stano: Vdekja e Ihar Lednik është dëshmi për dimensionin johuman të shtypjes së Lukashenkos

Bruksel, 21 shkurt 2024 (MIA) - Vdekja tragjike e të burgosurit politik bjellorus Ihar Lednik e dëshmon dimensionin johuman të shtypjes së regjimit të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano në platformën Iks.

Reagimi i Stanos erdhi pasi Qendra bjelloruse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Vjasna" njoftoi se Lednik, i cili kishte probleme shëndetësore, ka ndërruar jetë në koloninë e burgut "Mahiliot". 

Duke e transmetuar publikimin e "Vjasna", Stano bën të ditur se në Bjellorusi ka mbi 1400 të burgosur politikë të cilët janë të ekspozuar në keqtrajtime ose të privuar nga kujdesi mjekësor. 

"Regjimi është përgjegjës për jetët dhe shëndetin e tyre dhe do të mbajë përgjegjësi", bëri të ditur Stano në publikim.

Ihar ishte dënuar me tre vite burg nën akuzën për "shpifje të Lukashenkos", për shkak të një shkrimi të publikuar në gazetën e Partisë Socialdemokrate Bjelloruse, "Pazicia". fc/

Fotografia: IKS

 

QËNDRONI TË LIDHUR