• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Sulmi me raketë ndërkontinentale ndaj Ukrainës është sinjal se Putini nuk është i gatshëm për paqe

Stano: Sulmi me raketë ndërkontinentale ndaj Ukrainës është sinjal se Putini nuk është i gatshëm për paqe

Bruksel, 21 nëntor 2024 (MIA) – Raportet se Rusia ka përdoruar raketë ndërkontinentale balistike për sulm ndaj objektivit ose objektivave në Ukrainë, përfaqësojnë sinjal të qartë për përshkallëzimin e mëtutjeshëm të konfliktit nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

“Ai filloi me shkaktimin e krizës ushqimore dhe energjetike, tani gjithnjë e më shumë po bën përpjekje të luajë me urinë dhe dimrin, ndërsa ajo që me dronë, bomba dhe raketa e qëllon infrastrukturën energjetike dhe civile në Ukrainë, është tregues i qartë i dëshirës për përshkallëzim dhe terrorizim të popullatës”, tha Stano.

Sipas tij, Putini përsëri luan në kartën e kërcënimit bërthamor me doktrinën bërthamore të përditësuar së fundmi të Rusisë, ndërsa gjithashtu në tokën evropiane thirri edhe ushtarë korenoveriorë. 

“Të gjitha këto janë sinjale të qarta për dëshirë për përshkallëzim, ndërsa jo për dëshirë për gjetjen e rrugës drejt paqes. Gjithsesi, përdorimi i raketës ndërkontinentale balistike do të ishte një ndryshim cilësor dhe sasior në qasje dhe sinjal i qartë për përshkallëzim”, shtoi Stano.

Në përgjigje të pyetjes nëse sulmi me raketa balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës mund të konsiderohet si sinjal i Moskës për Brukselin dhe BE-në, Stano theksoi se çdo hap i Rusisë me agresionin e saj të paligjshëm kundër popullit ukrainas është një porosi për ukrainasit, amerikanët, evropianët dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare se Putini është një agresor i paparashikueshëm, i cili meqë ra fjala kërkohet për krime të mundshme lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

“Ai është sinjal çka ai mendon për përshkallëzimin dhe për paqen. Po, gjithsesi, se ai është sinjal me të vërtetë shumë i qartë, rëndësinë e të cilit sipas gjitha gjasave dukshëm e ka të njohur vetëm autori i tij. Pir, ne në atë sinjal shohim dhe lexojmë si është gatishmëria e tij për arritjen e paqes, ndërsa ajo është kurrsesi”, shtoi Stano.

I pyetur nëse përdorimi i raketës ndërkontinentale balistike mund të shihet si hap i parë drejt një sulmi bërthamor, Stano u përgjigj se Putini luan në kartën e kërcënimit bërthamor gjatë gjithë kohës nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës. 

“Filloi me sekuestrimin dhe operacionet ushtarake në rrethinat dhe në objektet e centralit bërthamor më të madh në Evropë, termocentralit bërthamor në Zaporozhjë. Të mos harrojmë, ajo është ende e pushtuar nga ushtarët rusë, të cilët herë pas here vihen në një situatë për të luftuar shumë pranë këtij objekti bërthamor”, theksoi Stano.

Ai shtoi se tani Rusia gjithashtu po ngrit çështje edhe për doktrinën bërthamore dhe hakmarrje bërthamore. 

“Nëse me të vërtetë e mendojnë atë është shumë vështirë të parashikohet. Nuk mund të shohim çka ka në kokat e tyre, por e dimë se kjo është sjellje pa përgjegjësi dhe përfaqëson kërcënim global jo vetëm për stabilitetin, por edhe për sigurinë edhe atë jo vetëm në Evropë, por edhe në botë”, potencoi Stano. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR