• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Rusia vazhdon që ta shfrytëzojë ushqimin si armë

Stano: Rusia vazhdon që ta shfrytëzojë ushqimin si armë

Bruksel, 10 tetor 2024 (MIA) - Me sulmet ndaj anijeve që transportojnë grurë nga Ukraina, Rusia vazhdon të përdorë ushqimin si armë dhe të pengojë furnizimin me ushqim për personat që kanë më shumë nevojë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

"Ditët e fundit përshkallëzohen sulmet ruse ndaj anijeve civile në Detin e Zi që transportonin grurë, duke minuar sigurinë globale të ushqimit dhe lirinë e lundrimit", tha Stano.

Sipas tij, të gjitha këto sulme janë përveç përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar magazinat me grurë në Ukrainë dhe infrastrukturën në port me sulme gjatë ditës, si dhe vjedhjen e grurit ukrainas.

"Këto akte janë prova se Rusia është e vendosur të ndikojë më tej negativisht në sigurinë globale të ushqimit, jo aq shumë në Ukrainë apo në Evropë, por për kategoritë relative të personave në vendet nga Azia”, potencoi Stano.

Ai tha se dje në portin ukrainas Odesa me raketa balistike u goditën dy anije, njëri nga Panama, ndërsa i dyti nga Palau, pas çka u vranë të paktën shtatë persona, ndërsa 11 janë plagosur.

"Para disa ditësh u sulmua edhe një anije nga Shën Kits dhe Nevis, ndërsa muajin e kaluar Rusia sulmoi një anije që transportonte grurë në Egjipt, ndërsa më herët dhe për Turqinë. Edhe një anije nga Turqia ishte në shënjestër të këtyre sulmeve, megjithëse Putin konfirmoi se të gjitha këto vende janë miqësore (drejt Rusisë)", tha Stano.

Ai theksoi se veprime të tilla të Moskës janë një përgjigje për të gjithë ata që pretendojnë se paqja është e mundur me presidentin rus Vladimir Putin dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve në botë që të dënojnë këto sulme ndaj lirisë së lundrimit dhe sigurisë globale të ushqimit, si dhe të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për të ndaluar sulmet dhe agresionin e paligjshëm ndaj Ukrainës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR