• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Raundi i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës më 2 maj në Bruksel

Stano: Raundi i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës më 2 maj në Bruksel

Beograd, 18 prill 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se më 2 maj në Bruksel do të mbahet raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Stano tha se BE-ja ka themeluar një Bord të përbashkët mbikëqyrës për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit për zbatimin e asaj të rënë dakord në Ohër.

"BE-ja, si lehtësues i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, bashkë me Kosovën dhe Serbinë, si palë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, sot themeloi Bordin e përbashkët mbikëqyrës për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit për zbatimin e saj", ka thënë Stano.

Ai shtoi se pret që Detyra e projektuar të finalizohet në mbledhjen e parë të komitetit e cila do të mbahet pas takimit të radhës të nivelit të lartë të planifikuar për 2 maj në Bruksel.

Siç tha ai, ky Bord mbikëqyrës formohet 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë në Ohër, siç qëndron në Aneksin e zbatimit.

Me Bordin e përbashkët të monitorimit do të kryesojë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryetari i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq. Siç theksohet, Bordi do të takohet rregullisht në Bruksel.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR