• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Stano: Qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Bruksel, 28 shkurt 2023 (MIA) - Qëllimi i propozimit të pranuar evropian dhe i dialogut Prishtinë-Beograd nuk është "njohje e ndërsjellë", por arritje e marrëveshjes së përgjithshme për rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi sot në Bruksel, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Stano shtoi se sukses do të jetë nënshkrimi i marrëveshes përfundimtare për rregullimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Zhozep Borell tha se marrëveshja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se është e domosdoshme të fillohet me zbatimin e propozimit evropian, është përparim i qartë.
"Tani vjen pjesa thelbësore, e rëndësishme, e ajo është të zbatohet përmbajtja e propozimit evropian përmes negociatave", tha Stano. bsh/
 
Foto: EPA
 

QËNDRONI TË LIDHUR