Stano: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për Prishtinën dhe Beogradin, pa të nuk ka rrugë drejt BE-së
- - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se Beogradi dhe Prishtina janë të detyruar ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit.
- Post By Fitore Curri
- 18:07, 10 shtator, 2024
Bruksel, 10 shtator 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se Beogradi dhe Prishtina janë të detyruar ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit.
"Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme dhe të dyja palët janë të detyruara ta zbatojnë. Marrëveshja thotë se ajo bëhet pjesë e rrugës së tyre për anëtarësim në BE", theksoi Stano.
Paraprakisht, përfaqësuesi special Mirosllav Lajçak deklaroi se Qeveria e Serbisë e tërhoqi letrën për "vijat e kuqe" kur është në pyetje zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Ish kryeministrja Ana Bërnabiq vitin e kaluar i dërgoi letër BE-së në të cilën deklaroi se Serbia nuk e pranon marrëveshjen.
Stano theksoi se këtë mund ta komentojnë autoritetet serbe dhe përsëriti se Marrëveshja e Ohrit është finale dhe e detyrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare për të dyja palët.
"Nëse nuk e bëjnë këtë, nuk do të kenë mundësi ta vazhdojnë rrugën e tyre evropiane", theksoi Stano. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s