• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Kërcënimet ndaj gazetarëve të Tanjug janë të papranueshme, çështja duhet hetuar

Stano: Kërcënimet ndaj gazetarëve të Tanjug janë të papranueshme, çështja duhet hetuar

Bruksel, 1 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano sot i quajti të papranueshme dhe "shumë shqetësuese" kërcënimet ndaj gazetarëve të Tanjug dhe theksoi se BE-ja i dënon kërcënimet e tilla dhe se ky rast duhet të hetohet.

"Kjo është shumë shqetësuese ajo që theksuat për emailet dhe kërcënimet e marra. Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë kur bëhet fjalë për kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve. Kjo është e papranueshme. Ne e kundërshtojmë dhe e dënojmë plotësisht", tha Stano në një brifing në Bruksel.

Stano theksoi se "kjo është diçka që nuk duhet të ndodh".

"Gazetarët duhet të jenë të aftë të punojnë në një atmosferë ku mund ta kryejnë punën e tyre pa kurrfarë ndjekje, frikësim ose ç'farëdo lloj kërcënimi", tha zëdhënësi i KE-së.

Ai shtoi se "në rastin konkret, u mbetet autoriteteve serbe plotësisht ta hetojnë këtë dhe ta marrin gjithë mbështetjen e nevojshme nga secili që mund të jetë i përfshirë".

"Nëse përmendni se hetimi të çon ose indikacionet të çojnë në territorin e një vendi tjetër, atëherë u takon atyre vendeve ta bëjnë këtë së bashku. Dhe sigurisht, duhet trajtuar, duhet hetuar, dhe Bashkimi Evropian definitivisht dënon kërcënime të tilla ndaj gazetarëve kudo që janë", theksoi Stano.

Agjencia Tanjug dje në emailin redaktues mori letër kërcënuese të dërguar nga një person të nënshkruar si "Trim Bardhi"  ku thuhet se çdo gazetar i agjencisë "do të marrë një plumb pas koke" kur ta shkelë tokën e Kosovës.

Ministri i Informacionit dhe Telekomunikimeve, Dejan Ristiq, ka thënë sot se kërcënimet drejtuar gazetarëve të Tanjug vijnë nga territori i Shqipërisë dhe se ky është kërcënimi më serioz që ka marrë një media serbe në vitet e fundit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR