• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe sfidat gjeostrategjike në fokusin e konferencës kushtuar rolit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe sfidat gjeostrategjike në fokusin e konferencës kushtuar rolit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor
Ohër, 27 gusht 2022 (MIA) - Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, roli i NATO-s dhe vendeve në rajon si dhe kriza e Ukrainës janë temat e konferencës "Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkani Perëndimor” që nga sot mbahet në Ohër. Sfidat me të cilat përballemi, sipas ambasadores amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz janë të ndryshme duke filluar nga ato shëndetësore, atë të sigurisë dhe të ngjashme. Një rajon stabil dhe prosperues thekson ajo, kontribuon për mbarë Evropën, ndërsa SHBA përfiton nga profesionalizmi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Është me rëndësi kontributi juaj si rajon në Evropë. Të gjithë flasin se sa e rëndësishme është të investohet në këtë rajon, me sigurinë dhe stabilitetin kontribuohet në Evropë”, tha Bërnz në hapjen e konferencës. Ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn theksoi se pasojat e luftës ruso-ukrainase ndjehen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të politikës së jashtme. “Këtë vit konteksti gjeopolitik ka ndryshuar plotësisht, tashmë gjashtë muaj është kështu me luftën në Ukrainë. Nuk ka qenë e pamundur të shihej se do të ndodhte, pasi vite më parë kishte kahe se në ç ‘drejtim donin të shkonin. Ndoshta nuk donim ta shihnim këtë se do të ndodhte”, tha Hollshtajn. Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, pas 17 viteve të statusit kandidat, ajo shtoi se progresi është i dukshëm edhe në hapat drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se tani është e rëndësishme të rifitohet besimi i popullit në Union. “Parimi i unitetit dhe bllokimi i Rusisë janë sfida të mëdha me të cilat duhet të përballemi në të ardhmen. Këto janë çështje për ta cilat të gjithë flasin. Republika e Maqedonisë së Veriut ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes. Me anëtarësimin në NATO dy vite më parë dhe me statusin kandidat prej 17 vitesh, hapat e parë në këtë rrugë të vështirë drejt BE-së po tregojnë progres. Tani është e rëndësishme të rifitohet përsëri besimi i njerëzve në BE. Mund të na shihni si partnerë, por edhe si ofrues sigurie doemos të përballemi me rreziqet që janë para nesh siç janë lufta, ndryshimet klimatike, pandemia. Me forca të përbashkëta mund ta mbështesim Ukrainën dhe të luftojmë”, theksoi ambasadorja gjermane. Edhe kryetarja e Këshillit atlantik të Kroacisë, Monika Begoviq konsideron se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një pozitë shumë domethënëse gjeografike dhe sfida gjeopolitike për shkak të pozicionit të tyre gjeostrategjik. Ballkani, madje sipas profesor Metodi Haxhi-Janev, po përballet si me sfida të jashtme ashtu dhe të brendshme si dhe mossuksesin që të gjenden zgjidhje për problemet që prekin rajonin që nga shpërbërja e Jugosllavisë e deri më sot. Konferenca "Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor" organizohet nga Departamenti i diplomacisë Publike të NATO-s, Qendra evropiane për studime të sigurisë Qendra Marshal - Garmishpartenkirhen, Kolegji i NATO-s në Romë dhe organizata joqeveritare Marshal nga Republika e Maqedonisë së Veriut.  

QËNDRONI TË LIDHUR