• e diel, 22 dhjetor 2024

Stërvitjet ushtarake në Australi vazhduan pasi ishin ndërprerë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Stërvitjet ushtarake në Australi vazhduan pasi ishin ndërprerë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Sidnej, 29 korrik 2023 (MIA) - Stërvitjet e mëdha ushtarake në Australi në të cilat marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan sot, pasi ishin gjetur mbetje nga helikopteri i cili u rrëzua dje. 

Helikopteri Tajpan(MRH-90) u rrëzua në ishullin Hamilton në shtetin australian verilindor Kuislend. Katër anëtarë të ekuipazhit konsiderohen si të zhdukur, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Riçard Marlls.

Më vonë, shefi i policisë në Kuislend, Dagllas Mekdonald deklaroi se janë gjetur mbetjet nga helikopteri ushtarak. Anëtarët e ekuipazhit të tij edhe më tutje konsiderohen si të zhdukur, ndërsa vijon kërkimi i tyre. 

SHBA-ja dhe Australia, të cilat janë aleata të afërta në rajonin Indo-Paqësor, po zbatojnë stërvitjen Sabja Talisman së bashku me 11 vende të tjera. Ministri australian i Mbrojtjes dhe homologu i tij amerikan Llojd Ostin pritet të monitorojnë manovrat në pjesën veriore të Kuislendit pasi sot do të përfundojnë bisedimet e tyre në kryeqytetin rajonal Brisbejn. fc/

Fotografia: Forcat e Mbrojtjes të Australisë 

QËNDRONI TË LIDHUR