• e diel, 30 qershor 2024

Stërvitje ushtarake e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut në Detin Japonez

Stërvitje ushtarake e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut në Detin Japonez

Seul, 17 prill 2023 (MIA) - Në Detin Japonez sot filloi stërvitja ushtarake për mbrojtje kundërraketore të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Stërvitja ushtarake mbahet me qëllim që të rritet koordinimi mes këtyre shteteve për shkak të veprimeve provokuese të Koresë së Veriut, si lansimi i javës së kaluar të raketës së dyshimtë interkontinentale.

Gjatë stërvitjeve, me ndihmën e simulimit kompjuterik, do të përpunohet procedura për zbulimin dhe ndjekjen e raketave balistike.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia në shkurt kanë relaizuar stërvitje të përbashkëta për mbrojtje kundërraketore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR