Stërvitje ushtarake e një anije ruse në Oqeanin Atlantik
- - Fregata ruse "Admiral Gorshkov" kishte stërvitje ushtarake në Oqeanin Atlantik duke kërkuar nëndetëse me ndihmë të helikopterëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
- Post By Fitore Curri
- 10:02, 25 qershor, 2024

Moskë, 25 qershor 2024 (MIA) - Fregata ruse "Admiral Gorshkov" kishte stërvitje ushtarake në Oqeanin Atlantik duke kërkuar nëndetëse me ndihmë të helikopterëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Ekuipazhi i helikopterit ushtronte teknika taktike për kërkimin dhe ndjekjen e nëndetëseve në Oqeanin Atlantik, njoftoi MM ruse në Telegram.
Fregata "Admiral Gorshkov" dhe nëndetësja bërthamore "Kazan" më 12 qershor lundruan në portin në Havana, pas stërvitjes për trajtimin e "armëve raketore me precizion të lartë" në Oqeanin Atlantik. fc/
Fotografia: EPA